“The Hitman’s Bodyguard”

28/08/2017 00:00

Për të dytën javë, “The Hitman’s Bodyguard” kryeson listën e filmave më të ndjekur në kinematë amerikane gjatë fundjavës.

Me protagonistë Ryan Reynolds, Salma Hayek dhe Samuel L. Jackson, filmi arkëtoi plot 10 milionë dollarë nga 25 deri më 27 gusht.

Megjithatë, sipas të dhënave të faqes së internetit që monitoron arkëtimet në kinematë kombëtare, të ardhurat totale të grumbulluara gjatë fundjavës ishin tepër të ulëta.

Me 50 milionë dollarë të arkëtuara, kjo bëhet fundjava më e dobët e shënuar në muajin gusht, në 20 vitet e fundit.

Filmi horror “Annabel: Creation” u rendit në vendin e dytë me 7.35 milionë dollarë bileta të shitura. Prodhimi i animuar “Leap”, i kompanisë “Weinstein”, pozicionohet i treti me 5 milionë dollarë, një shifër zhgënjyese kjo, duke qenë se filmi u shfaq në mbi 2.500 kinema.

Pesëshja kryesore mbyllet me filmat “Wind River” dhe “Logan Lucky”, që grumbulluan 4.4 milionë dollarë secili.

Top Channel