Yll në Bulevardin e Famës për Charles Aznavour

25/08/2017 00:00

I përket thuajse një epoke tjetër dhe është dashur të kalojë shumë kohë, por këngëtari legjendar Charles Aznavour më në fund e ka një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

I njohur për shumëkënd si Frank Sinatra francez, Aznavour ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 vende të ndryshme, këndon dhe flet shumë gjuhë. 

Ai ia ka dedikuar madje edhe jetëgjatësinë e tij trashëgimisë së tij kulturore: “Unë jam francez dhe armen. E të dyja këto nuk mund t’i ndaj nga njëra-tjetra. Është si t’i hedhësh qumësht kafesë. Nuk mund t’i ndash. Unë jam i tillë. Kam një emër armen, Sharl Aznavurian dhe në frengjisht unë jam Sharl Aznavour. Është fantastike të kesh dy kultura të ndryshme”. 

Në moshën 93-vjeçare, Aznavour vazhdon të performojë dhe pritet që vitin e ardhshëm të ndërmarrë edhe një turne ndërkombëtar.

Top Channel