Trump shpërfill NASA-n, sheh eklipsin e diellit pa syze

22/08/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump dhe familja e tij iu bashkuan miliona amerikanëve që ndoqën eklipsin e diellit të hënën.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Melania, bashkë me djalin e tyre adoleshent Barron, morën syzet protektive dhe shikuan eklipsin nga ballkoni Truman. Vajza Ivanka ishte po ashtu e pranishme bashkë me prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions dhe Sekretarin e Tregtisë, Uilburn Ross.

Ndërsa në oborr ishin mbledhur me dhjetëra pjesëtarë të stafit që shikonin nga qielli me syze, Trump i pyeti si ishte pamja nga atje poshtë dhe ngriti gishtin e madh lart, në shenjë aprovimi.

Vetë Trump, fillimisht, me dashje apo nga pakujdesia, injoroi paralajmërimet e ekspertëve të NASA-s duke e parë eklipsin pa syze, derisa dikush nga stafi i tij i kërkoi të mbrohej.

Pas javësh pritjeje, shikimi i Hënës që kalon mes Tokës dhe Diellit, duke ndaluar rrezatimin e këtij të fundit, u shndërrua sipas ekspertëve në një nga eventet më të ndjekura në historinë e njerëzimit. 12 milionë njerëz jetonin përgjatë zonës 113 km të gjatë, ku eklipsi i plotë u ndoq. Miliona të tjerë udhëtuan drejt vendeve të caktuara në këtë trajektore, për të ndjekur eventin e rrallë.

Top Channel