Juve-Inter, shkëmbim Brozovic-Cuadrado?

21/08/2017 00:00

Në shtypin sportiv italian po flitet gjithmonë e më shumë për një shkëmbim mes Juventusit dhe Interit.

Dy futbollistët që janë të përfshirë në këtë shkëmbim janë Marcelo Brozovic dhe Juan Cuadrado. Ky operacion mund të finalizohet pasi Juventusi ka nevojë për një mesfushor, ndërsa Interit i duhet një lojtar krahu, ku Candreva dhe Perisic (nëse qëndrojnë te zikaltërit) nuk kanë zëvendësues.

Mediat flasin për një shkëmbim kokë më kokë që do i vlente të dyja skuadrave.

Allegri dhe Spalletti i pëlqejnë lojtarët në fjalë dhe mendohet se diskutimi mes klubeve do të thellohet.

Top Channel