Barça fiton për tre minuta

20/08/2017 00:00

Barcelona ka arritur të mposhtë pa probleme Real Betisin dhe të nisë mbarë sezonin e ri të Primera Division.

Me largimin e Neymar dhe Suarez të dëmtuar, Lionel Messi pati Deulofeu dhe Alcacer si partnerë në sulm.

Gjithsesi katalanasit dominuan takimin dhe arritën të shënojnë dy herë brenda tre minutave, në të 36-ën autogol dhe në të 39-ën me Sergi Roberto.

Kjo ishte nëj fitore mjaft e rëndësishme për Barcelonën, e cila u godit nga largimi i Neymar dhe humbjet e hidhura në Superkupë, ndaj Real Madridit.

Vlen të përmendet që futbollistët e Barcelonës nuk patën të stampuara emrat e tyre në bluzat më të cilat luajtën sonte, por thjesht “Barcelona”, në homazh të viktimave të sulmit terrorist të ndodhur në këtë qytet.

Top Channel