Vangjeli: Japim maksimumin për kualifikimin

20/08/2017 00:00

Kristi Vangjeli foli për Supersport, menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së pasdites së sotme, në kuadër në ndeshjes së kthimit ndaj Dinamo Zagrebit.

Mbrojtësi theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe premtoi se ekipi është gati të japë 100%, për të arritur kualifikimin në fazën e grupeve.

“Në takimin e kaluar mora një risk, duke luajtur i dëmtuar. Ende kam një kontraktim të vogël, por do të bëj maksimumin për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion të skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishmë” u shpreh mbrojtësi i korçarëve.

Vangjeli komentoi rezultatin e arritur në Zagreb, si një arritje e korçarëve, të cilët janë përmirësuar shumë gjatë këtyre viteve, por nuk harroi të përmendë edhe largimin e shumë futbollistëve nga kampionët kroatë.

“Normalisht ne jemi përmirësuar shumë, pasi u bënë vite që luajmë në këto nivele dhe kemi fituar mjaftueshëm eksperiencë për t’u përballur pa frikë ndaj këtyre kundërshtarëve. Por edhe nga Dinamo e Zagrebit janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm”, tha Vangjeli.

Top Channel