Alonso ‘ngjyros’ me blu Londrën

20/08/2017 00:00

Kampionët mposhtin nënkampionët. Chelsea ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-2, në derbin e Londrës ndaj Tottenham, luajtur në “Wembley”.

Markos Alonso ishte heroi i takimit për ekipin e Antonio Contes, me dopietën e shënuar në portën e vendasve.

Spanjolli kaloi blutë në avantazh, në minutën e 24 të pjesës së parë, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 82-të, pas nëj autogoli të Batshuayi.

Por në minutën e 88, ishte sërish Alonso që rikuperoi një top në gjysmë-fushën kundërshtare dhe pasi kombinoi me patriotin e tij Pedro, goditi dhe gjeti golin e fitores.

Me këtë fitore rikthehet entuziazmi te Conte dhe tifozët e Chelsea, pas nisjes së gabuar të sezonity, duke humbur në javën e parë ndaj Burnley, në “Stamford Bridge”.

Top Channel