Rally ka një padron të ri: Ott Tanak

20/08/2017 00:00

Piloti estonez Ott Tanak spikati sërish në garat Rally të Gjermanisë, që po zhvillohen këtë muaj, duke zgjeruar hendekun e tij me ndjekësit në renditjen e përgjithshme.

Edhe pse do të duhen vite për të regjistruar sukseset e “Sebastianëve” të Rally-t, Loeb dhe Ogier, duket se balltiku ka grintën e duhur.

Piloti i Fordit e mbylli ditën 23 sekonda më shpejt sesa rivali më i afërt, Andreas Mikelsen. Norvegjezi i Citroenit humbi thuajse 10 sekonda, kur makina e tij doli jashtë rruge dhe u rrotullua, por fatmirësisht pa pasoja.

Mes një panorame mbresëlënëse mes fushave gjermane në zonën e Zaarbryken, nuk pati fat as belgu Tieri Nojvil, që pati probleme me gomën e pasme të majtë.

Top Channel