VAR nis me penallti…kundër Juventusit

19/08/2017 00:00

Teknologjia në ndihmë të gjyqtarëve u përurua në Serinë A me një penallti kundër Juventusit në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Kaljarit në Torino.

Sistemi i quajtur VAR (Video Assistant Refree) u thërrit në ndihmë nga gjyqtari i takimit në minutën e 37, pas një episodi të ndodhur brenda zonës së bardhezinjëve, ku Alex Sandro ndërhyn me vonesë ndaj Cop.

Gjyqtari nuk fërshëllen dhe vendos të konsultohet me VAR…dhe pas ripërsëritjes së imazheve, ai akordoi 11-metërshin për Kaljarin, por që u shpërdorua nga Farias, që goditi dobët dhe topi u prit nga Buffon.

Sa i takon rezultatit të takimit, Juventusi e fitoi atë 3-0 falë golave të Mandzukiç, Dybalas dhe Higuain.

Top Channel