Një 60-vjeçare indiane ra pre e një sulmi të pashembullt të derrave në rajonin Andhra Pradesh.

Bibi Jan ishte duke kaluar në rrugë kur papritur është sulmuar nga dy derrat, që sipas banorëve vendas ishin agresivë për shkak se duan të mbrojnë të vegjlit të tyre.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një person i pranishëm aty, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e kalimtarëve të rastit për të larguar derrat agresivë nga 60-vjeçarja.

Viktima është shoqëruar në spital për të kuruar plagët e marra në krahë dhe kokë nga kafshimet e kafshëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel