“Shqiptarët shitës akulloresh”; gazetari kroat kërkon falje

19/08/2017 00:00

Reagimi i opinionit publik pas komenteve të bëra për shqiptarët në takimin mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut kanë detyruar komentatorin e njohur kroat, Stjepan Balog që të kërkojë ndjesë.

Ai thotë se ka marrë shumë mesazhe nga shqiptarë dhe kroatë të nevrikosur nga komenti i bërë prej tij.

“Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar. U kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që fraza e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë”, thotë Balog.

Balog tha gjatë komentimit të ndeshjes se “ka ikur koha kur shqiptarët shisnin akullore dhe ëmbëlsira dhe tani luajnë edhe futboll”.

Kundër këtyre komenteve janë rreshtuar fort edhe mediat sportive kroate, që i kanë dënuar këto fjalë.

“Imagjinoni sikur një skuadër e jona të ndeshej kundër një skuadra angleze dhe komentatori anglez të deklaronte se kanë ikur kohët kur kroatët i njihnim për kamarierë dhe pastrues hotelesh dhe tani luajnë edhe futboll”, thuhet në njërën prej tyre.

Vetë gazetari kroat thotë se gjithçka është keqkuptuar dhe sipas tij, gabimet e gjyqtarit të takimit i mohuan fitoren skuadrës së Skënderbeut.

Top Channel