Gjesti i Barcelonës për të nderuar viktimat e terrorizmit në Spanjë

19/08/2017 00:00

Lojtarët e Barcelonës, në ndeshjen e së dielës kundër Real Betis, do të veshin fanela që do të kenë të shkruar “Barcelona” në vend të emrave të tyre, në nder të viktimave të atentateve terroriste në Barcelonë dhe Kambrils.

Klubi katalanas njoftoi me anë të një komunikate se kërkesa e tij është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), së bashku me lejen që në pjesën e përparme të fanelës të shkrhet #TotSomBarcelona (Të gjithë jemi Barcelonë).

Përveç kësaj, përpara ndeshjes do të mbahet një minutë heshtje në “Camp Nou” dhe të gjithë lojtarët do të mbajnë në krah shirit të zi.

Top Channel