Blaze Matuidi zyrtarizohet te Juve

19/08/2017 00:00

Tani edhe zyrtarisht, mesfushori francez Blaze Matuidi do të jetë një futbollist i Juventusit.

Transferimi është arritur kundrejt shifrës së 30.5 milionë eurove, 20 prej të cilave janë paguar direkt dhe 10.5 do të paguhen në formë bonusi.

Matuidi ka nënshkuar një kontratë 3 vjeçare me juventinët dhe menjëherë është grumbulluar nga Allegri, për ndeshjen ndaj Cagliarit.

“Jam i lumtur dhe i nderuar të vesh fanelën bardhezi, nëj fanelë që e kanë v3eshur legjendat e futbollit francez, Zidane e Platini, por edhe trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps”, tha Matuidi.

Juventus do të zbresë sot në fushë, ku do të presë Cagliarin, në ndeshjen hapëse të Serisë A, për sezonin 2017-2018.

Top Channel