Adhuruesit e Taylor Swift “mbajnë frymën”

19/08/2017 00:00

Artistja me 85 milionë ndjekësa në Twitter dhe 102 milionë në Instagram, fshiu papritur të gjitha profilet në rrjetet sociale.

Kjo ka nxitur spekulimet se këngëtarja po bëhet gati të zbulojë diçka të madhe, ndoshta albumin e saj të gjashtë.

Zhvillimi i ri vjen në 3 vjetorin e publikimit të “Shake It Off,” singëli i albumit të fundit të Sëift ‘1989’, që kryesoi për disa kohë klasifikimet.

Por ka gjasa të jetë thjesht një koiçidencë, e ndoshta ajo mund të jetë bërë viktimë e një sulmi kibernetik.

Lëvizja ka nxitur reagime të shumta mes fansave të këngëtares, në rrjetet sociale, e hashtagu ‘TS po rikthehet’, ishte një prej më të shpërndarëve..

“Kam frikë të shkoj të fle.. po sikur Taylor të publikojë një këngë të re’, shkruante një adhuruese në ankth.

Menaxherja e 27 vjeçares nuk pranoi të komentonte, por zhvillimi i papritur pason 2 javë intensive për Swift, e cila më herët, gjatë muajit i dha fund mungesës 6 mujore në publik, për të dëshmuar në një gjyq të shumë mediatizuar në Denver.

Të hënën ajo fitoi një dëmshpërblim simbolik prej 1 dollarësh, pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin se një DJ e kishte prekur në të pasme gjatë një sesioni fotografik.

Më vonë Swift bëri një donacion për fushatën kundër dhunës seksuale dhe grupit të suportit “Joyful Heart Foundation”.

Top Channel