Bayern e nis me fitore, shënojnë blerjet e reja

18/08/2017 00:00

Bundesliga ka ngritur siparin e sezonit 2017-2018, me ndeshjen hapëse midis Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.

Kampionët në fuqi, të cilët janë sërish pretendentët kryesorë, e kanë nisur mbarë sezonin, duke fituar me rezultatin 3-1.

Dy blerjet e reja të bavarezëve, mbrojtësi Sule dhe mesfushori Toliso, shënuan në minutën e 9 dhe 19, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Lewandowski trefishoi shifrat me 11 metërsh, në minutën e 53-të, ndërsa Admir Mehmedi shënoi golin e vetëm për Leverkusenin, në të 65-ën.

Pavarsisht formës së dobët në miqë3soret e verës, ekipi i Ancelottit tregoi një formë mjaft të mirë, ku spikatën edhe afrimet e merkatos verore.

Top Channel