125 mln euro për Coutinho, Liverpuli refuzon sërish

18/08/2017 00:00

Duhej të ishte e treta e vërteta, por Barcelona është larguar edhe njëherë tjetër duarbosh nga Liverpuli.

“The Reds” kanë refuzuar sërish katalanasit e superinteresuar për mesfushorin brazilian, Phelipe Coutinho.

Këtë herë, Barcelona ka trokitur me një çek prej 125 milionë eurosh, por është përballur me refuzimin e prerë të skuadrës angleze.

25-vjeçari Coutinho nuk është aktivizuar në dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri për skuadrën e Jurgen Klopp për shkak të një dhimbjeje në shpinë, ndërkohë që trajneri gjerman është shprehur disa herë se ai nuk është në shitje.

Javën e kaluar, Liverpuli refuzoi shifrën e 100 milionë eurove të Barcelonës për kartonin e lojtarit.

Top Channel