Milani “tenis” me Shkëndijën, e mposht 6-0

17/08/2017 00:00

Shpresat e Shkëndijës për të surprizuar Milanin në play off-in e Europa League u shuan që në ndeshjen e parë, duke u mposhtur me rezultatin 6-0 në San Siro.

Skuadra nga Tetova u detyrua të shkojë në pushim me disavantazhin e 3 golave ndaj ekipit italian në një ndeshje ku favoriti nuk diskutohej, por miqtë shpresonin të linin shenjë.

Pjesa e dytë ka qenë një kopje e fraksionit të parë, ku kuqezinjtë italianë kanë dominuar me lojë duke shënuar sërish 3 gola edhe në 45 minutat e dyta.

Pavarësisht mijëra shqiptarëve në stadium që udhëtuan për të parë përballjen historike mes dy ekipeve me simbolet kuqezi, loja foli tërësisht për ekipin e Montelës.

Andre’ Silva dhe Montolivo ishin autorët e 4 prej gjashtë golave të sfidës, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Borini dhe Antonelli.

Abdurrahimi dhe Hasani tentuan të ndryshojnë diçka, por futbollistët e Shkëndijës u sfumuan para portës së Donarumës.

Top Channel