Reali i pandalshëm, rrëmben një tjetër trofe

17/08/2017 00:00

Reali i Madridit ka mposhtur sërish Barcelonën, në ndeshjen e kthimit, të finales së Superkupër së Spanjës, duke bërë të vetin trofeun.

Ekipi i Zidane ka dominuar ndaj katalanasve dhe ka arritur të vulosë rezultatin që në pjesën e parë, me golat e Asensio dhe Benzema.

Pa Ronaldon e pezulluar, spanjolli 21 vjeçar e nisi këtë takim, ashtu siç mbylli ndeshjen e “Camp Nou”, me një supergol nga distanca, ndërsa sulmuesi francez dyfishoi në minutën e 39.

Barcelona u duk e pafuqishme ndaj ekipit të Zidane, ndërsa marrja e vetëm dy kartonave të verdhë, në minutat e fundit të takimit, dëshmon për mungesën e grintës nga ana e Messit me shokë.

Madrilenët rrëmbejnë kështu trofeun e dytë sezonal, pas fitores së Superkupës së Europës, ku mposhtën 2-1 Manchester United, më takimin e luajtur në Shkup.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel