Behrami refuzon Tramezzanin, shkon te Udinese

17/08/2017 00:00

Valon Behrami do të rikthehet të vijojë karrierën e tij në Serinë A italiane.

Mesfushori kosovar, që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka arritur marrëveshjen me klubin e Udineses, por ende nuk janë bërë të ditura detaje të kontratës.

Behrami ka kaluar disa vite të karrierës së tij në Itali, në klube si Napoli, Genoa, Fiorentina e Lazio, ndërsa tre sezonet e fundit ka luajtur me Hamburgun dhe ëatfordin.

Behrami u kërkua me ngulm edhe nga trajneri i Sionit, Tramezzani, por në fund zgjodhi të rikthehet sërish në Itali.

Top Channel