40 vjet nga vdekja, Elvis Presley gjeneron 27 milionë dollarë në vit

16/08/2017 00:00

Me qirinj në duar, qindra adhurues nga e gjithë bota u mblodhën jashtë shtëpisë së Elvis Presley në Memfis, për të shënuar 40 vjetorin e vdekjes se këngëtarit.

Fansat priten me durim për orë të tëra nisjen e homazheve në nder të mbretit të Rok’n’ rrollit.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe vajza e Elvis Presley, Lisa Marie e cila ndezi qirinjte për adhuruesit e Preslit ne Graceland ku janë planifikuar aktivitete përgjatë gjithë javës.

“Më duket se ai është ende këtu. Është një ndjenjë e çuditshme, ndjej se është këtu dhe po na vëzhgon. Ne po i japim atij diçka nga vetja pasi ai na dha vetveten”, shprehet Kelly Deacones, adhuruese e Elvis.

Elvis Presley u nda papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare në 16 gusht të 1977-s si pasojë e një infarkti, pasi kishte luftuar me probleme të shumta shëndetësore, ndër të cilat varësia nga ilaçet.

Edhe pas vdekjes legjenda e muzikës vazhdon të gjenerojë te ardhura, e sipas listës se Forbes me artistet me më shume fitime pas vdekjes, ai ka fituar 27 milionë dollarë në 2016-tën dhe ka shitur një milionë albume.

Top Channel