Kur krokodili i zë rrugën makinës (Video)

16/08/2017 00:00

Vetëm në Australi mund të ndodhë që një shofer t’i bjerë borisë në mënyrë që krokodili që i ka zënë rrugën të lëvizë nga vendi.

Një video ka kapur momentin kur një makinë e kuqe detyrohet të ndalojë në mes të një rruge të përmbytur për shkak se përpara saj po lëvizte një krokodil.

Shoferi i bie disa herë borisë derisa krokodili vendos të lirojë rrugën.

Top Channel