Liverpool, një hap larg grupeve të Champions

15/08/2017 00:00

Liverpooli ka dalë triumfues nga transferta gjermane ndaj Hoffenheim, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Champions League.

“The Reds” kanë fituar me rezultatin  1-2, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 87 me anë të Uth.

Kështu ekipi i Klopp, hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Champions League.

Fitore me rëndësi arriti edhe Qarabagu i Ansi Agollit, 1-0 ndaj danezëve të Copenhagen, ndërsa kapiteni i Kombëtares kuqezi luajti për 90 minuta.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara, ra në sy barazimi 0-0 i Sportingut të Lisbonës, ndaj rumunëve të Steaua Bukuresht, ndërsa qipriotët e Apoel dhe rusët e CSKA hodhën hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Ditën e mërkurë pritet të zbresin në fushë edhe ekipet e futbollistëve të kombëtares shqiptare si Napoli i Hysajt, Basaksehir i Cikalleshit, por edhe Olympiakos io drejtuar nga Besnik Hasi.

Top Channel