Palacio vazhdon karrierën te Bologna

15/08/2017 00:00

35 vjeçari Rodrigo Palacio u largua si lojtar i lirë nga klubi i Interit, por do të vijojë të luajë futboll në Serinë A.

Sulmuesi argjentinas ka nënshkurar një kontratë një vjeçare me ekipin e Bologna-s, e cila shfaqi një interes të fortë për të, që prej muajit qershor.

Palacio luan prej tetë sezonesh në Itali, 3 prej të cilave me Genoan dhe pesë të tjerë me Interin.

Me ziklatrit ai është aktivizuar për plot 140 takime dhe ka shënuar 39 gola, ndërsa është aktivizuar 27 herë edhe me kombëtaren argjentinase, duke shënuar tre gola.

Top Channel