Marco Asensio, ylli i ri i Realit

15/08/2017 00:00

Në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, te Reali i Madridit nuk e kishin imagjinuar se një tjetër talent do të spikaste kaq shpejt mes Bale dhe Ronaldo, por nga debutimet skeptike Marco Asensio është kthyer në një siguri. 

Çfarëdolloj kompeticioni ku “Los Blancos” marrin pjesë, talenti ofensiv tregon se di të shënojë, ashtu siç bëri edhe në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”.
 
Asensio është beniamini i ri i Zinedine Zidane, por jo vetëm kaq, është e ardhmja e futbollit spanjoll dhe simbol i kursit të ri të “merengues”. Reali ia rrëmbeu këtë talent Barcelonës për 3.5 milionë dhe sulmuesi i kamufluar ngjiti hierarkitë e repartit ofensiv më shpejt sesa duhet për një 20-vjeçar.

La Liga, Champions, Kupa e Mbretit apo dy Superkupat… Talenti i Realit shënon gjithmonë, sa herë i jepet mundësia të debutojë në një kompeticion. E fundit ishte perla në tempullin katalanas ndaj Barcelonës, që i jep galaktikëve supremacinë për trofeun e radhës.

Një paralele të ngjashme me Asension mund të hiqet edhe me talentin anglez Markus Rashford. Sulmuesi shënoi në Europë, në Premier League, në derbin e Mançesterit dhe në FA Cup ndaj West Ham, madje edhe në debutimin me kombëtaren angleze, në sfidën me Australinë.

Top Channel