Henri qorton Arsenalin: Duhen rezultate, jo lojë

15/08/2017 00:00

Në kohërat e arta të Arsenalit, tifozët mbajnë mend sesi lojtarë të tillë si Tieri Henri abuzonin me mbrojtjet kundërshtare me veprime teknike dhe gola të bukur, por garantonin gjithashtu edhe trofe.

Vite distancë nga largimi i sulmuesit francez, te londinezët ndikon gjithmonë mendimi i ish-numrit legjendar 14.

Henri ka kritikuar mënyrën e lojës së Arsenalit, duke lënë të kuptohet se duhen rezultate dhe gola, e jo qarkullim topi. Pasiguria për të ardhmen e Aleksis Sancez, është larguar disi me blerjen e Lacazette.

“Arsenali ka nevojë për t’u larguar nga futbolli i bukur dhe duhet të bëhet më i drejtpërdrejtë. Granit Xhaka për shembull, ka këtë stil loje direkt dhe ka një të majtë fantastike, që duhet ta shfrytëzojë dhe të mos humbasë kohën të qarkullojë topin në mesfushë. Pse duhet të qarkullosh topin kur mund ta dërgosh atë në rrjetë? Xhaka duhet ta bëjë këtë dhe të mësohet me rolin e Lacazette”, tha Tieri Henri.

Arsenal fitoi përmes spektaklit përballjen e parë të Premier ligës kur u imponua 4-3 ndaj Leicester City, por mbrojtja ka treguar sërish oshilacione, edhe pse jemi vetëm në startin e sezonit.

Top Channel