Bonucci: Milani fiton Champions brenda 4 vitesh

15/08/2017 00:00

Leonardo Bonucci ishte surpriza më e madhe e merkatos së verës në Serinë A, me largimin nga kampionët e Juventusit për një sfidë të re, siç e quajti ai, firmën me Milanin.

Mbrojtësi i kombëtares italiane vlerësoi ekipin kuqezi, ndërsa theksoi se brenda një hakur kohor prej 4 vjetësh klubi do të rikthehet në majën e Europës.
 
“Juve dhe Allegri bënë zgjedhjet e tyre në disa situata të caktuara gjatë vitit dhe unë bëra zgjedhjet e mia në bazë të këtyre situatave. Shpresoj të bëj te Milani atë që bëri Pirlo te Juventusi, në një rrugëtim në krah të kundërt. Në harkun e 4 viteve shpresoj që të fitojmë Ligën e Kampioneve, pasi dua të kem këtë medalje në shtëpinë time”, tha mbrojtësi i Milanit.
 
“Zgjodha këtë klub për shkak të projektit ambicioz, pasi drejtuesit më bënë të ditur që në fillim se isha i rëndësishëm. Shiriti i kapitenit është një zgjedhje e skuadrës dhe e trajnerit. Unë mund të vë mbi këtë personalitetin tim dhe eksperiencën 7-vjeçare me Juventusin, ku kam fituar shumë”, tha Leonardo Bonucci.

Top Channel