Rituali për tërheqjen e turistëve (Foto)

14/08/2017 00:00

Më shumë se 10 000 persona u mblodhën në provincën Aceh të Indonezisë ditën e dielë për të kryer një kërcim tradicional.

Burrat, të veshur me kostume verdhezi, u ulën në radhë të ngushta dhe përplasën duart në shpatulla dhe kofshë duke mbajtur ritmin e këngës së tyre tradicionale.

“Saman” quhet kërcimi i mijëra duarve dhe është një nga ritualet më të famshme në Indonezi, që në vitin 2011 është përfshirë në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s. Ky kërcim ka për qëllim tërheqjen e turistëve në provincë.

Muzika e këngës mbetet e njëjtë, ndërsa teksti ndryshon në varësi të mesazhit që banorët e zonës duan të përçojnë tek të huajt. Teksti i kësaj radhe fliste për mbrojtjen e Parkut Kombëtar, aty ku jetojnë tigra dhe elefantë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel