Kur Messi shtynte arbitrin… (Video)

14/08/2017 00:00

Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 4 deri në 12 ndeshje pezullim për shtyrjen që i bëri arbitrit De Burgos Bengoetxea pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Por, një rast i ngjashëm nuk i kushtoi asgjë Messit në një “Klasike” në Bernabeu të sezonit 2008-2009, kur Barcelona fitoi 2-6.

Në minutën e 10 të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-3, argjentinasi po vërsulej drejt portës së Realit kur u pengua pa dashje nga arbitri Undiano Mallenco. Ky arbitër akordoi goditje dënimi për Raulin, i cili përfitoi nga pengesa e papritur dhe zotëroi topin. Në këtë moment, Messi shtyu arbitrin i pakënaqur nga mënyra si rrodhën ngjarjet.

Undiano nuk e ndëshkoi argjentinasin dhe nuk e pasqyroi në relacion këtë incident.

Top Channel