Cristiano imiton Messin: tregon fanelën në “Camp Nou” (Foto)

14/08/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i “Klasikes” së fundit.

Portugezi, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, u fut në fushë në pjesën e dytë, shënoi një gol të mrekullueshëm dhe mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash. Kartoni i parë sepse hoqi bluzën gjatë festimit të golit, ndërsa kartonin e dytë e mori për simulim brenda zonës.

Pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes, Cristiano kërkoi të gjithë vëmendjen e botës së futbollit dhe i tregoi fanelën stadiumit “Camp Nou”, ashtu siç bëri Messi në “Klasiken” e fundit në “Santiago Bernabeu”, kur argjentinasi, pasi shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, i tregoi fanelën tifozerisë madrilene.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel