Monaco e nis si kampione, dominon Dijon

13/08/2017 00:00

Sezon i ri, por Monaco e vjetër, me Radamel Falcon sërish për protagonist, teksa vulosi me një 3 golësh fitoren 4-1 ndaj Dijonit në transfertë.

Suksesi i monegaskëve, ishte i ngjashëm me ato të vitit të kaluar teksa erdhi sërish nëpërmjet spektaklit pavarësisht se goli i parë ishte pragmatizëm i pastër nga Falcao, por i dyti i brazilianit Jemmerson ishte një roveshatë perlë që i lejoi miqve të mbyllnin ndeshjen ende pa nisur mirë ajo.

Gjithsesi Monaco, që nuk kënaqet kurrë me të bukurën, pak a shumë si Falcao, para pushimit realizoi dhe një tjetër perlë, këtë herë me autor Falcaon, që dërgoi topin  në trekëndësh me një goditje plot klas dhe saktësi.

Pavarësisht nje tuneli të shfaqur në mbrojtje por dhe mes këmbëve të Subasicit në fundin e pjesës së parë, rezultati nuk u vendos asnjëherë në diskutim pasi Falcao mendoi ta mbyllte vetë ndeshjen ashtu si e hapi me golin e 1-4 që ngjit në krye kampionët me pikë të plota pas dy javësh duke treguar se pavarësisht blerjeve, PSG duhet të luftojë fortë për titullin dhe në Francë.

Top Channel