Cara, ditëlindje me shoqet (Foto)

13/08/2017 00:00

Ka bërë shumë shoqe gjatë viteve që ka qenë prezente në botën e modës dhe Cara Delevingne mblodhi të gjithë shoqërinë e saj të supermodeleve për të festuar 25-vjetorin e saja në Meksikë.

Cara ishte së bashku me Suki Waterhouse, Jaime Winstone, Georgia May Jagger dhe motrat Poppy e Chloe Delevingne. Vajzat treguan në Instagram se sa mirë ia kaluan në Meksikë.

“Jam shumë me fat që kam shoqe kaq fantastike. Falemnderit që më frymëzoni dhe më mbështesni #Sexico”, shkroi Cara në një nga fotot e shumta të postuara në rrjetin social.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel