Përgatituni për shiun e meteorëve

12/08/2017 00:00

Sot mendoni një dëshirë e qëndroni me sytë nga qielli që premton t’ju ofroj një spektakël të vërtetë.

Mbrëmjen e 12 gushtit do të kulmojë shiu i madh i meteorëve. Shkëncëtarët thonë se qindra meteorë do të vijëzojnë qiellin e shumë prej tyre mund të shihen me sy të lirë përreth botës.

I njohur si shiu i perseidëve ai ndodh çdo vit në muajt korrik e gusht kur shkëputën copëza të kometës Svvift-Tuttle.

Ekspertët thonë se aktiviteti do të kulmojë pranë mesnatës, por sipas tyre shkueshmëria do të jetë shumë më e ulët këtë vit pasiu hëna nuk do të jetë e plotë.

Megjithatë Robin Scagell, zëvendëspresidenti i shoqërisë popullore për astronominë tha se shpreson për një spektakël të denjë. Sipas tij, perseidët mund të jenë shumë të shndritshme dhe se në kushtet aktuale mund të shihet 1 ose 2 meteorë në minutë, ndoshta më shumë rreth orëve të para të së dielës.

Shiu i perseidëve e ka marrë emrin nga pika në qiell ku ky meteor shkëputet, konstelacioni i Perseusit. Ai ka marr emrin e heroit të mitologjisë greke që mundi meduzën duke i prerë kokën prej gjarpri.

Top Channel