Vullnet Basha kontratë 1-vjeçare me Wisla Krakov

11/08/2017 00:00

I lindur në Lonza dhe me një arsenal të tërë ndeshjesh mbi supe në të gjitha kombëtaret e Zvicrës, Vullnet Basha zgjodhi Shqipërinë për ta përfaqësuar në futboll, por asnjëherë nuk u ngrit në nivelin e vëllait të tij Migjenit.

Mesfushori që është aktivizuar vetëm një herë me përfaqësuesen kuqezi, tani kërkon të rikthehet në diskutim, me kalimin e fundit te Wisla Krakov, ekip me të cilin firmosi një akord për një sezon. 

“Dua t’i falënderoj të gjithë në klub për besimin që më dhanë. Jam i lumtur që u bëra pjesë e Vislas dhe po pres me padurim të nis punën me skuadrën. U befasova kur klubi më kërkoi, sepse nuk e prisja. Fillimisht dija vetëm që Visla është një skuadër e madhe dhe ka tifozë të zjarrtë. Nuk u mendova shumë për ta pranuar ofertën. Është kënaqësi të luaj për një klub të tillë”, shprehet Vullnet Basha.

Vullnet Basha e nisi karrierën e tij te Lozana në Zvicër dhe më pas u aktivizua te Grasshoppers, Noshatel dhe Sion. në 3 sezonet e fundit futbollisti shqiptar u aktivizua në Spanjë me Saragozën, Ponferradinën dhe Mursian, por pa lënë gjurmë.

Top Channel