“Spiuni” i Wikileaks pozon si grua (Foto)

11/08/2017 00:00

Ish-analisti i ushtrisë amerikane, i dënuar si një prej informatorëve të Wikileaks, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Chelsea Manning, i cili ndërroi seks gjatë kohës në burg, ka “pushtuar” kopertinën e revistës “Vogue”. Me një kostum të kuq banjoje, ish-ushtari shfaq pamjen e tij të re prej gruaje në shkrepjet e realizuara nga fotografja e njohur Annie Liebovitz, e njëjta që përjetësoi Caitlyn Jenner për “Vanity Fair”.

Është vetë Chelsea që poston në rrjetet sociale imazhet. “Kështu duhet të ngjajë liria”, shkruan ajo.

29-vjeçarja e lindur me emrin Bradley, e dënuar me 35 vite burg dhe e falur më pas nga ish-Presidenti Barack Obama rrëfehet për “Vogue” në një artikull të titulluar “Ndryshoi rrjedhën e historisë, tani po përqendrohet tek vetja”.

Ish-analisti i inteligjencës, i cili ndërroi seks ndërsa vuante dënimin, tregon se tani nuk jeton më me frikë dhe se është e lumtur që ka fituar lirinë. Për ato që ndodhën pas 17 majit, kur u lirua nga burgu rrëfen se ishte befasur nga dashuria dhe mbështetjen që i kishin dhënë.

Sa i përket mundësisë së përfshirjes në politikë në të ardhmen thotë se kjo ishte diçka për të cilën do të mendonte gjatë muajve në vazhdim. Në vitin 2015, fotografia Annie Leibovitz përjetësoi për kopertinën e “Vanity Fair” një tjetër burrë të kthyer në grua, Bruce Jennerin, njerku i Kim Kardashian dhe ish-kampion olimpik, i cili në moshën 66-vjeçare njoftoi vendimin e tij për tu shndërruar në Kaitlyn.

Në atë rast, edhe Jenner u shfaq për herë të parë me kostum banjo, duke thënë se më në fund ndjehej e lirë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel