Problematikat e Korçës, Rama publikon raportin nga dëgjesat publike

10/08/2017 00:00

Pas Tiranës kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook problematikat e grumbulluara nga dëgjesa publike në qarkun e Korçës, i cili ka 6 bashki.

Sipas raportit të, kërkesat kryesore të banorëve të Korçës kishin të bënin me infrastrukturën, shërbimi ndaj qytetarit në administratë, e cila sipas publikimit të bërë është e pa aftë dhe e politizuar.

Në lidhje me infrastrukturën korçaret kërkojnë ndërtimin e ujësjellësve dhe të sistemit kanalizues, rehabilitimin e rrugëve lidhëse në zonat rurale, përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe këndeve argëtuese për fëmijët.

Qytetarët e Korçës i kërkojnë rishikimin e skemës së dhënies së kempit dhe ndihmës ekonomike, pasi përjashtohen nevojtarët dhe ata që iu takojnë. Gjithashtu, fermerët e Korçës kërkojnë grumbullimin, përpunimin, shitjen e produkteve bujqësore  dhe  subvencionet nga qeveria.

Nga profili i tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka ftuar korçarët të japin sugjerimet për gjërat që mungojnë në këtë raport, e që mund të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Top Channel