Juventus, 30 milionë euro për Strootman

10/08/2017 00:00

Tratativat e Juventusit për të kompletuar mesfushën janë shtrirë në dy drejtime: Emre Çan i Liverpulit dhe Kevin Strootman i Romës.

Kampionët e Italisë kanë bërë ofertat paraprake për të dy futbollistët dhe ka marrë të njëjtat refuzime.

Mediat italiane shkruajnë se kryeqytetasit kanë refuzuar 30 milionë eurot që Juve ka bërë në adresë të holandezit, duke pretenduar një shifër të përafërt me 45 milioë eurot e klauzolës që skadoi në fund të korrikut.

Me shumë gjasa, ky është fillimi i një tratative të gjatë, me Romën që ka nevojë të forcojë buxhetin për të mbyllur marrëveshjen me Mahrez të Leicester, ndërsa Juve mund të arrijë një sforco prej 40 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Në fakt, Strootman shihet si alternativë e dytë, pasi Allegri preferon më shumë gjermanin e natyralizuar Emre Çan, jo vetëm për moshën më të re, 23 vjeç, por edhe për shifrën e transferimit. Liverpool pretendon 30 milionë euro për mefushorin, ndërkohë që oferta e Juves arrin deri në 25 milionë.

Dhe si në të gjitha rastet, klubet shohin alternativat, që duket se nuk mungojnë në këtë kohë. Nga Matuidi te Nzozi, për të shtuar së fundmi edhe spanjollin Sergi Roberto të Barcelonës, që nuk gjen hapësira në formacionin e parë. Për këtë futbollist Juve është e gatshme të shpenzojë 40 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e prishjes së kontratës.

Top Channel