Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozitat

10/08/2017 00:00

Shqipëria ka ruajtur të njëjtin pozicionim edhe për muajin gusht në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë janë të pozicionuar në vendin e 63-të, vend të cilin e rikuperuan një muaj më parë, falë pikëve të marra me suksesin ndaj Izraelit. Këta të fundit, që janë edhe kundërshtarët tanë, ndodhen 4 vende më poshtë.

Shqipëria, që tanimë do të drejtohet nga Kristian Panuçi, po rikuperon nga një rënie drastike që pësoi pas finaleve të Kampionatit Evropian, duke arritur në vendin e 66, pozicionimi më i ulët që prej vitit 2011.

Ndërkohë, Brazili rikthehet pas 1 muaji sërish në krye, duke zbritur Gjermaninë në vendin e dytë. Vendi i tretë mbetet i pandryshuar me Argjentinën, ndërsa kanë fituar nga një pozicion Zvicra dhe Polonia, që ndajnë vendin e katërt dhe të pestë.

kanë mbetur jashtë dhjetëshes së parë sërish Spanja dhe Italia, që renditen përkatëssht e 11 dhe 12. renidtja e radhës nga FIFA do të publikohet në 14 shtator.

Top Channel