Dzeko: Prioriteti i Romës është fitimi i titullit kampion

09/08/2017 00:00

Edin Dzeko i ka të qarta objektivat e tij dhe të skuadrës së Romës për sezonin 2017-2018. Sulmuesi boshnjak dëshiron që këtë sezon, verdhekuqtë të mos dështojnë në tentativën e tyre për të fituar titullin kampion, edhe pse është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që do të ketë skuadra e tij.

“Dua të fitoj dhe të bëj edhe më mirë për Romën, sepse kampionati italian në aspektin taktik është më i miri në botë. Këtu kam mësuar shumë gjëra që nuk i kisha hasur më parë. Këtu, të gjitha skuadrat janë të përgatitura mirë taktikisht, edhe të ashtuquajturat ekipe të vogla”, Dzeko.

Pas një sezoni në Europa League, Roma kthehet në Champions League, në të cilën Dzeko pretendon se ai dhe skuadra e tij do të bëjë mirë.

“Championsi është një kompeticion që më pëlqen, e ku do të kërkojmë të bëjmë një figurë shumë të mirë. Por prioriteti ynë është fitimi i titullit në Serie A”, deklaroi boshnjaku Dzeko.

Top Channel