Kur flirtimi të shkon ters (VIDEO)

09/08/2017 00:00

Një moment sa argëtues aq dhe i tmerrshëm, kur një djalë po mundohej të bisedonte me një vajzë por gjithçka shkoi keq.

Pamjet tregojnë të riun e paidentifikuar i cili bën disa lëvizje impresionuese teksa balancon trupin në njëhydrojet. Ai nisi të kërcejë me muzikën në sfond në plazh, teksa njerëzit e shihnin të gjithë.

Një vajzë me bikini ka tërhequr vëmendjen e djalit i cili u nis drejt saj. Por gjithçka shkoi ters kur ai kërceu mbi hekurat e parvazit për të folur me të. Duke humbur ekuilibrin ai u përplas njëherë me bokset e muzikës.

Për fat të mirë kishte një kokore në momentin e incidentit dhe video e shkurtër tregon se nuk ka ndodhur asgjë, perveçse ka prishur hydro jett. Nuk dihet ende se ku ka ndodhur ky incident.

Top Channel