Gol dhe kualifikim për Sadikun

08/08/2017 00:00

Kur pritej të luante në një ligë më të fortë europiane pas kërkesave të shumta, Armando Sadiku zgjodhi Poloninë, por transferimi i guximshëm te Legia e Varshavës po i jep të drejtë sulmuesit kryesor të kombëtares. Futbollisti shqiptar u bë protagonist në përballjen e fundit të ekipit kryeqytetas.

Sadiku shënoi gol dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në kupën e Polonisë, në ndeshjen ku Legia e Varshavës dominoi dhe fitoi 4-1 në fushën e Visla Pulavi. Supremacia e favoritëve ishte e dukshme me një avantazh të trefishtë para se Visla të ngushtonte diferencat në finale me një gol me kokë të Hirz.

Në minutat shtesë të takimit, Armando Sadiku vallëzoi mes mbrojtjes kundërshtare duke shkarkuar në rrjetë të djathtën e tij që vulosi dhe kualifikimin e Legias në 16 më të mirat e turneut.

Top Channel