“Blerja e Neymar do të prishë futbollin”

08/08/2017 00:00

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, deklaroi se PSG e bleu brazilianin Neymar vetëm falë parave të shtetit të Katarit.

Në një intervistë për “France Football”, Aulas kërkoi që të ketë një rregullore të qartë për transferimet dhe theksoi që “fair play” financiar nuk po respektohet.

“Përballë investitorëve si Katari nuk mund të konkurrojmë. Neymar do i kushtojë PSG-së 900 milionë euro në 5 vite. PSG ka këtë vit të ardhura 700 milionë euro dhe duke qenë se vetë klubi nuk i gjeneron këto të ardhura, do të prishë ekuilibrin e ekonomisë. Futbolli po jeton në një sistem të çrregullt ekonomik, ku vetëm Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të veprojnë”, tha Aulas.

Top Channel