Maturantët, verifikim online i gabimeve të mesatares dhe degëve

08/08/2017 00:00

Maturantët të cilët kanë bërë tanimë aplikimin për të ndjekur studimet në shkollat e larta, kanë kohë deri në datën 10 gusht për të verifikuar dhe njëherë degët që kanë përzgjedhur apo si u është përllogaritur mesatarja e notave. Agjencia e Shërbimeve Arsimore ka publikuar tanimë librin e transparencës.

“Mund të futën të shikojnë pasi mund të ketë ndodhur ndonjë gabim njerëzor në përllogaritje dhe menjëherë duhet ta ankimojnë pranë drejtorisë së shkollës, e cila më pas i dërgon në drejtorinë përkatëse”, thotë Rezana Vrapi, AKP.

Pas verifikimit, nëse ankimimi i maturantit është i drejtë atëherë Agjencia e Shërbimeve Arsimore e korrigjon nëse ankesa ndodh brenda datës 10. Më pas nis përpunimi i të dhënave dhe renditja sipas pikëve dhe në datën 28 gusht shpallen fituesit e raundit të parë.

Top Channel