Rankimi spanjoll, UBT i pari nga Universitetet shqiptare

08/08/2017 00:00

Pas akreditimit një vit më parë nga kompania britanike e kontraktuar nga Ministria  e Arsimit, Universiteti Bujqësor në Kamëz rankohet në vend  të parë nga Këshilli  i Lartë për Kërkime Shkencore pranë ministrisë arsimore spanjolle, ndër 35 Universitete publike dhe jo publike në vendin tonë.

“Jemi vlerësuar për cilësinë e mësimdhënies, kërkimin shkencor dhe ofrimin e njohurive ndaj të tretëve, fermerëve u japim informacion mbi përbërjen e tokës, ujit, përshtatshmërinë e asaj që duan të kultivojnë”, u shpreh Prof. Dr. Bari Musabelliu, Rektor i UBT.

Universiteti Bujqësor është i vetmi i këtij lloji dhe ai disponon 59 laboratorë si dhe një fermë ku kryhen eksperimentë  të ndryshme.

“Kryhen eksperimente që kanë të bëjnë me bimë me perimet, prodhimin e  farave të grurit dhe përshtatshmërinë e bimëve në një terren të dhënë”, shton sinkron Prof. Dr. Musabelliu.

Ky rankim e vendos Universitetin Bujqësor në elitën e Universiteteve  Evropiane dhe botërore si qendër që ofron  eksperiencë të gjatë ne fushën e kërkimit shkencor në bujqësi, blegtori, ushqim, veterinari e të tjera.

Top Channel