Rihanna, krenaria e Barbadosit

08/08/2017 00:00

Mediet sociale gëluan për shkak të reagimeve ndaj kostumit të Rihannës në festivalin “Crop Over” në Barbados.

29-vjeçarja ka ngazëllyer fansat duke hedhur në “Tëitter” foto të flokëve me ngjyrë gurëkali gjatë fundjavës, por pamja u kompletua më pas kur ajo u shfaq në një kostum të qendisur me gurë, me pendë të gjelbra dhe jeshile, e asgjë tjetër.

“Crop Over” është një festival që daton prej vitit 1687 dhe shënon fundin e të korrave të kallamave të sheqerit. Barbadosi, në atë kohë ishte prodhuesi më i madh në botë i sheqerit, por ndërsa industria ra. Të njëjtin fat pati edhe festivali.

Sidoqoftë, ky i fundit u risoll në jetë në vitin 1974 dhe që atëherë ka qenë një festë e madhe, e ngjashme në stil me karnavalet e “Notting Hill”-it, me shumë muzikë, festime dhe kostume shumëngjyrëshe.

Festivali që tërheq turistë nga e gjithë bota fillon në korrik dhe përfundon në fillim të gushtit. Rihanna ka marrë pjesë në finalet e paradës disa herë vitet e fundit, e ka veshur çdo herë kostume që padyshim tërhiqnin vëmendjen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel