Britani, shtyn gruan në rrugë, shpëton me centimetra

08/08/2017 00:00

Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në një makinë tregojnë një grua që ka shpëtuar me centimetra nga vdekja pasi është shtyrë në rrugë nga një person që kishte dalë për kros.

Fatmirësisht për gruan drejtuesi i autobusit ka reaguar në kohë duke frenuar dhe devijuar paska nga rruga, duke evituar kështu aksidentin në urën Putney në Londër.

Policia londineze ka publikuar pamjet nga vendngjarja për të bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte pasur një fund tragjik.

Top Channel