Gruaja dhunon hajdutin në mes të rrugës

08/08/2017 00:00

Një hajdut në Rusi duket se ka zgjedhur prenë e gabuar për të vjedhur, pasi ka përfunduar shumë keq.

Një video e filmuar në parkingun e një supermarketi në Nakhodka të Rusisë është një shembull i qartë për të gjithë hajdutët që të ndryshojnë “profesion”, pasi mund ta pësojnë keqazi.

Në video dallohet një grua e cila godet dhunshëm një mashkull, ndërsa ky i fundit thërret për ndihmë. Pranë tyre afrohet një makinë dhe hajduti i kërkon ndihmë, por ndërsa ai afrohet ta ndihmojë personi që po filmonte ngjarjen i tregon se ai kishte tentuar t’i vjedhë telefonin gruas në supermarket.

Top Channel