Divorci më i shtrenjtë në botë

07/08/2017 00:00

Multimiliarderi rus, Roman Abramovich ka deklaruar sot se po divorcohet nga gruaja e tij e tretë pas 10 vitesh martesë.

Oligarku rus, pasuria e të cilit mendohet të jetë mbi 7 miliardë euro, dhe bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Dasha Zhukova, kanë vendosur që të ndahen, por do të vijojnë të punojnë së bashku në bizneset e tyre të përbashkëta dhe për dy fëmijët e tyre.

Edhe pse nuk dihet nëse ata kanë një marrëveshje paramartesore, ky mund të rezultojë të jetë divorci më i shtrenjtë në botë, pasi edhe 36-vjeçarja nga ana tjetër është vajza e manjatit të naftës Alexander Zhukov, i cili gjithashtu është jashtëzakonisht i pasur.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel