Barcelona në veprim, denoncoi PSG në UEFA për Neymar

07/08/2017 00:00

Historia e transferimit të Neymar te Paris Saint Germain nuk ka fund. Barcelona i ka vendosur të hyjë në veprim dhe të vërë në jetë kërcënimin e bërë ditë më parë me denoncim të klubit parizien për manovrën e tij. Është vetë presidenti i klubit katalanas, Bartomeu ai që konfirmoi marrjen e këtij hapi nga nën kampionët e Spanjës.

“Kemi sinjalizuar UEFA për këtë lëvizje”, tha Bartomeu. “Barcelona është një klub 118 vjeçar me futbollistë të mëdhenj dhe më 140 mijë ortakë. Është një skuadër që na përket ne të gjithëve dhe jo një emiri apo oligarku. Neymar deshi të largohej por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për ta bërë këtë. Një futbollist i Barcelonës nuk sillet kështu”.

Sipas Bartomeut, Barcelona kërkon të ketë gjithnjë në radhët e saj futbollistë kompetitivë, por ato që kanë më shumë rëndësi për të janë vlerat. Ai shtoi se klubi që drejton është kundër këtij inflacioni artificial të futbollit dhe se kërkon të mbajë modelin tradicional që është në favor të atij që nuk mund të bëjë dot shpenzime të tilla.

Në fund, i pyetur se çfarë do të bëjë me shifrën prej 222 milionë eurosh të fituara nga Neymar, Bartomeu tha se do të administrohen me qetësi dhe përgjegjësi. Sipas tij këto të ardhura do të shpenzohen për të sjellë në skuadër futbollistë të tjerë për të përmirësuar skuadrën

Top Channel