Partizani, prezantohet Çani: Objektivi, titulli kampion

07/08/2017 00:00

Partizani e vijoi fushatën e blerjeve në merkato duke siguruar shërbimet e Edgar Çanit. Sulmuesi 28-vjeçar bëri prezantimin e tij si futbollisti më i ri i “të kuqve” dhe e bëri menjëherë të qartë objektivin e tij, që është edhe ai i klubit, fitimi i titulllit kampion.

“U njoha me projektin dhe më pëlqeu. Erdha këtu për të fituar titullin kampion. Nuk kam objektiva personale. Do të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën për të arritur synimin e saj”, tha Edgar Çani, futbollist i Partizanit.

Edgar Çani ka luajtur 16 ndeshje me kombëtaren shqiptare, por prej kohësh ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi. Sipas tij, kalimi te Partizani është një mundësi e mirë që i jepet për të pasur mundësitë e tij që të riveshë fanellën e përfaqësueses.

“Nuk kam folur me Panuccin. Por unë kam qenë gjithnjë i lidhur me kombëtaren. Mendoj se ardhja te Partizani është zgjedhja e duhur për këtë. Unë personalisht do të jap maksimumin tim, e nëse do të vijë edhe grumbullimi në kombëtare, atëherë do të jem shumë i lumtur”, tha Edgar Çani.

Edhe pse nuk e njeh shumë, Edgar Çani e vlerësoi kampionatin shqiptar duke theksuar se detyra për të fituar titullin do të jetë e vështirë dhe se shpreson që këtë vit Partizani të shpërblehet.

Top Channel