Merr fund martesa e Chris Pratt dhe Anna Faris

07/08/2017 00:00

Chris Pratt dhe Anna Faris kanë bërë publike vendimin e tyre për tu ndarë ligjërisht pas 8 vitesh martesë.

Çifti i aktorëve që kanë një djalë, Jack, 4 vjeç, bën të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.

38-vjeçari Pratt ka postuar një deklaratë në Facebook ku thotë: “Anna dhe unë jemi të keqardhur tu bëjmë të ditur se po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm fort për një kohë të gjatë, dhe jemi vërtetë të zhgënjyer. Djali jonë ka dy prindër që e duan shumë dhe për hir të tij duam ta mbajmë këtë situatë private sa më shumë të jetë e mundur. Ne kemi ende dashuri për njëri-tjetrin, dhe do të kemi gjithmonë respekt të thellë për tjetrin”.

Edhe 40-vjeçarja Faris ka postuar këtë lajmërim në profilin e saj.

Top Channel